Pamje dramatike/ Gazetari brazilian qëllon me armë zjarri ish-të dashurën dhe veten (VIDEO)

Një gazetar në Brazil ka tentuar të vrasë ish-dashurën duke e qëlluar tri herë me armë zjarri, ndërsa më pas qëlloi edhe veten.

Mediat ndërkombëtare kanë publikuar pamjet dramatike, ku Jose Marcondes, 46-vjeç qëllon 33-vjeçaren Nadia Vilela. Pasi qëlloi tri herë në drejtim të ish-të dashurës, 46-vjeçari ka shkrepur armën në drejtim të vetes.

Ai u dërgua me urgjencë në spital ku ndërroi jetë. Ndërsa gruaja, fatmirësisht ia doli të mbijetojë pas operacionit. Gazetari kishte shkuar për t’u sqaruar me ish-të dashurën në farmacinë ku ajo punonte, me qëllimin që të rivendoste edhe njëherë marrëdhënien mes tyre.

Ai hyri në farmacinë ku gruaja punonte dhe nisi të bisedonte me të. Por pak minuta më vonë 46-vjeçari nxori armën duke qëlluar tri herë në drejtim të ish-të dashurës, e cila mori plagë në gojë dhe gjoks.

Gruaja e tmerruar vrapon për të shpëtuar ndërsa drejtohet drejt daljes dhe kërkon ndihmë nga kalimtarët. Një grua e ndihmon para hyrjes. Mandej një burrë që kishte parkuar makinën pranë farmacisë e dërgon me urgjencë në spital. Ndërkaq Jose Marcondes nuk pret mbërritjen e policisë në vendngjarje por qëllon në drejtim të vetes, duke ndërruar jetë pak orë më vonë.

Marcondes, themelues i portalit online të lajmeve “Movuca do Popular”, ishte i dëshpëruar mbi faktin që marrëdhënie e tij me Nadian kishte përfunduar dy muaj më parë.

José Marcondes

Nadia Vilela