“Pamja ime perfekte” Ja për cilën pamja e ka fjalën Miriam Cani
Alban Skënderaj dhe Miriam Cani janë padyshim një ndër çiftet më të dashura të showbizit shqiptar. Megjithëse janë goxha aktivë në rrjetet sociale, ata rrallë herë ndajnë poza krah njeri tjetrit por ama kur postojnë sigurohen që të jenë dedikime të ëmbla dashurie.
Së fundmi, Miriami ka publikuar në InstaStory një foto të Albanit i cili është pa mendje dhe po vështron telefonin e tij, por ajo çka ra më shumë në sy ishte dedikimi i veçantë që këngëtarja ka bërë për partnerin.
“Pamja ime perfekte”,- shkroi ajo krahas fotos.
Rikujtojmë se intervistën e bërë në “A Live Night”, Albani është shprehur se dashuria tij me Miriamin ishte me shikim të parë brenda pak ditësh. Sipas tij ata patën një energji që i afroi shumë në takimin e tyre të parë teksa shtoi se janë njohur në rrethana tepër të çuditshme.