Pamja e tij e re “çmendi” gjithë botën, kirurgu plastik shpjegon çfarë ka ndodhur me fytyrën e Zac Efron

Para disa ditësh Zac Efron ishte në qendër të vëmendjes në Twitter për shkak të një ndryshimi drastik që ka pësuar fytyra e tij. Së bashku me personazhe të tjerë të famshëm, ai ju bashkua me Bill Nye për të promovuar “Earth Day Musical”. Në fakt fansat nuk kanë dëgjuar fare se çfarë ka folur Zac në video, sepse vëmendja maskimale këtë herë ka qenë tek pamja e tij.

Fansat e Zac Efron kanë nisur të aludojnë se aktori ka bërë ndërhyrje në fytyrë, sepse tani duket komplet si një tjetër njeri.

“Refuzoj të besoj se kjo është fytyra e Zac Efron… kush e bëri këtë gjë”, shkroi dikush në “Tëitter” pas publikimit të videos.

Ndërsa të tjerë e kanë krahasuar me personazhe të famshëm që kanë kryer ndërhyrje estetike më herët në fytyrë, ndonëse nuk dihet ende nëse edhe Zac ka bërë në gjë të tillë. Ka pasur nga ata që thonë se tashmë ai duket njësoj si The Weeknd në këngën e tij “Save Your Tears”.

Ndërkohë një mjek i kirurgjisë plastike, Anthony Youn ka shpjeguar se çfarë ka ndodhur realisht me fytyrën e Zac. Mjeku ka xhiruar një video dhe ka treguar se çfarë mendon ai se mund të ketë ndodhur me aktorin e famshëm.

“Të gjithë po flasin për Zac Efron dhe sa e çuditshme duket pamja e tij. Ai ka bërë operacion plastik për të rimodeluar nofullën? Botox? Fillers? Nuk mendoj kështu! Në fakt unë mendoj se ai ka bërë një operacion dentar, jo operacion plastik. Kjo është arsyeja pse ai është i fryrë në këto zona. Nëse keni hequr dhëmballën e pjekurisë, a jeni dukur kështu?”, është shprehur mjeku.

/Iconstyle