Pamja e Robert Aliajt 30 vjeç çudit Dritan Shakohoxhën: “Si mund të qëndronte një vajzë me të”?!

“Si të mbetemi të rinj” ishte tema e emisionit “Opinion”mbrëmjen e djeshme. Pjesë e panelit të të ftuarve kanë qenë dhe komentatori sportiv Dritan Shakohoxha, i cili me humor ka provokuar këngëtarin Robert Aliaj. Shakohoxha në momentin që ka parë të shfaqej në monitor një foto e artistit Robert Aliaj në moshën 30-vjeçare, kur deputonte si këngëtar në skenë i është drejtuar duke e pyetur me humor: ‘Se si mund të qëndronte një vajzë me të, me një portret të tillë në atë moshë?’ ka thënë Shakohoxha kur ka parë fotot e Aliajt në moshën 30 vjeçare, sipas gazeta Expres. Nga ana tjetër, artisti Robert Aliaj, sqaroi se pamja estetike e një personi nuk e shqetëson aspak, përkundrazi tha ai, sfida është për të zbuluar tek dikush bukurinë e brendshme.