Pamela Anderson shpreson të martohet për të gjashtën herë, sepse ka ende shumë për të jetuar

Pamela Anderson ka qenë 5 herë e martuar, por kjo nuk do të thotë që e ka humbur besimin te dashuria dhe sigurisht, te një tjetër martesë.

E ftuar në “Jimmy Kimmel Live”, aktorja 55-vjeçare promovoi librin e saj “Love, Pamela” dhe dokumentarin në Netflix. “A do të martoheshe sërish?”, e pyeti Jimmy dhe Pamela u përgjigj kështu:

“Oh, Zot, ç’pyetje e çuditshme! S’e di, shpresoj, sepse ende kam shumë vite për të jetuar”, tha Pamela.

Anderson është martuar me Tommy Lee në vitin 1995, me të cilin ka edhe dy djem: Brandon (26 vjeç) dhe Dylan (25 vjeç). Më pas, me Kid Rock, Rick Salomon, si dhe me truprojën e saj, Dan Hayhurst.

Në 2022, u martua me producentin e filmave, Jon Peters për vetëm 12 ditë. Martesa nuk ishte e ligjshme, gjithsesi, Peters i ka lënë trashëgimi Pamela-s 10 milionë dollarë, sepse në zemrën e tij, ka një vend special për aktoren.

Anabelmagazine