Pamela Anderson publikon videon pasi e ka rrahur futbollisti (Video)
Pamela Anderson njoftoi së fundmi se i ka dhënë fund lidhjes me lojtarin e Marsejës, Adil Rami. Aktorja amerikane e akuzoi Ramin për tradhëti dhe e flliqi publikisht duke treguar se ai e kishte gënjyer për dy vite. Madje, Pamela u detajua edhe në lidhje me episodet e dhunës, duke kujtuar se një herë, ai e kishte kapur për flokësh nëpër Los Angeles, duke e tërhequr zvarrë dhe i ka thyer duart.
Ndërkohë që së fundmi ajo i ka treguar me fakte të gjitha gjërat që ka thënë në lidhje me futbollistin. Aktorja 52-vjecare ka publikuar një video ku tregon se po kuron duart, për të cilat thotë se ia ka lënduar Adil. Sipas Pamelës, dhuna fizike e coi në këtë pikë sa pësoi krisje dhe dhimbje të duarve.
Në faqen e saj zyrtare deklaroi se iu deshën gjashtë muaj kujdes shëndetësor pasi nuk i tregonte mjekëve arsyen e vërtetë që e çuan në atë gjendje. Madje i thoshte se dyshonte që kishte artrit.