Pamela Anderson mendon se ka qenë në depresion për shumë vite, por pse?
Përtej famës dhe jetës në sytë e medias dhe publikut, edhe Pamela Anderson duket se ka përjetuar një periudhë të errët në jetën e saj.
Teksa mori pjesë në Festivali ne filmit në Zyrih të Zvicrës për të marrë çmimin Golden Eye, artistja pranoi se mund të ketë pasur “depresion për disa dekada”, pasi gjithçka mes rolit në filmin “Baywatch” dhe debutimit në kinematografi ka qenë një “paqartësi e madhe”, sipas aktores.
“Nuk e kam menduar kurrë se do të isha në skenë, duke marrë një çmim të tillë,” tha Anderson. “Unë thjesht dua të vazhdoj të punoj dhe të bëj më shumë”.
“Unë me të vërtetë nuk e di se çfarë ndodhi pas filmit “Baywatch” dhe pjesëmarrjes më pas në disa role në kinematografi. Nuk e di çfarë ndodhi në mes të kësaj, për mua kjo mbetet një paqartësi e madhe. Madje, mendoj se kam pasur depresion për disa dekada,” tha Anderson.
Ndërsa kinematografia e ndihmoi Anderson ta shihte veten në një dritë të re, kujtimet e saj të vitit 2023 në dokumentarin “Pamela, a Love Story” i ndihmuan të gjithë të tjerët ta shihnin artisten nën një perspektivë të re.
“Unë gjithmonë e dija se isha e aftë për të dhënë më shumë. Është kaq bukur të jesh pjesë e kulturës pop, por është njëherësh një bekim dhe një mallkim. Njerëzit nisin të të adhurojnë për format e tua, kostumin e banjës, për rolet më pas. Megjithatë, unë sërish mendon se çdo betejë dhe sukses ia ka vlejtur, ndryshe nuk do të isha ku jam sot.”
Anabelmagazine