Pamela Anderson: Martesa ime 12-ditorëshe me Jon Peters, një ‘drekë e cuditshme’
Pamela Anderson është komentuar shpesh në media për lidhjet e shumta sentimentale.
Më e komentuara është martesa e saj 12-ditorëshe me producentin e filmave, Jon Peters, raporton Daily Mail.
Në disa postime në rrjetin social Twitter, është folur rreth kësaj çështje, duke u konsideruar martesa vetëm si ‘drekë e çuditshme’.
“Pamela Anderson nuk ishte martuar kurrë me Jon Peters – ishte thjesht një drekë e çuditshme.Jo “martesë” jo “divorc”,shkruhej në postim.Postimi mund të jetë shkruar nga ekipi i saj i reklamave, pasi i referohej asaj në vetën e tretë.
Burime pranë saj u shprehën për The Hollywood Reporter se Pamela dhe Jon nuk kanë bërë kërkesë për një certifikatë martese.Se fundmi aludohet se Pamela është në një lidhje me rojën e saj të sigurisë.