Pamela Anderson e tradhtuar, i jep fund lidhjes me lojtarin 20 vite më të ri
Mund të quhet e mbyllur historia e dashurisë mes lojtarit të Marsejës, Adil Rami dhe aktores amerikane, Pamela Anderson. 51-vjeçaria me anë të postimeve në rrjetet sociale është shfaqur shumë e zhgënjyer nga fundi i historisë mes saj dhe Ramisë.
“Është e vështirë për ta pranuar, 2 vitet e fundit të jetës sime kanë qenë një gënjeshtër e madhe”, ka shkruar ajo në “Instagram”. Pamela Anderson dhe Rami kanë qenë se bashku për gati 2 vjet, por aktorja amerikane thotë se ai e ka tradhtuar gjatë kësaj kohe, pasi ai ka jetuar një jetë të dyfishtë. Lidhja e tyre ka qenë e përfolur nga mediat rozë në shumë raste, jo vetëm se kanë qenë një çift i famshëm, por edhe sepse diferenca e moshës së tyre ishte afro 20 vite./Panorama Plus