Pallati Mbretëror ‘refuzon’ Kim Kardashian
Ajo mund të jetë mbretëresha e të famshmëve, por ëndrra e Kim Kardashian për t’iu bashkuar festimeve zyrtare të Jubileut të Platinumit në Britaninë e Madhe është prishur.
Pavarësisht përpjekjeve të saj të shumta, zyrtarët në Pallatin Buckingham i kanë refuzuar thirrjet e saj për t’ju bashkuar festimeve.
41-vjeçarja, e cila ka mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar me të dashurin e saj Pete Davidson këtë javë kërkuan bileta, por Pallati Mbretëror e refuzoi çiftin amerikan. Mesa duket dëshira e saj për të marrë pjesë është kaq e madhe sa bukuroshja nuk e ka problem nëse biletat nuk janë VIP.
“Kim rrallë herë refuzohet për të marrë pjesë në ndonjë ngjarje, kështu që kjo ka qenë mjaft befasuese, veçanërisht pasi ajo nuk e viziton shpesh Mbretërinë e Bashkuar. Kim dhe Pete e duan familjen mbretërore dhe dëshironin shumë të ishin pjesë e kësaj feste të veçantë”, thonë disa burime për Daily Mail.
Nuk është e qartë nëse festimet e jubileut ishin arsyeja e vetme e udhëtimit të çiftit të njohur në Londër.
Klan News