Pak para koncertit në Tiranë, Capital T “arratiset” me avionin e tij privat

Capital T ndau me ndjekësit e tij pak kohë më parë lajmin se më 17 shtator do të sillte koncertin e tij më të madh në Tiranë.

Mesa duket përpara koncertit, reperi ka vendosur të pushojë pak dhe për këtë ka zgjedhur të udhëtojë me avionin e tij privat.

Capital ka publikuar një foto nga aeroporti i Tivatit dhe shkruan: “Koha për pak pushim përpara koncertit të madh në Tiranë”.

Capital-T-2

Një nga fansat e tij e ka pyetur në lidhje me avionin privat, ndërsa Capital T ia ka kthyer me ironi duke i thënë se avioni nuk ishte i tij.

Edhe pse do të jetë për pak kohë me pushime, me siguri puna për projekte të reja nuk do ndalojë.

Ai prej kohësh ka sjellë hite të njëpasnjëshme për publikun dhe me siguri koncerti do rezultojë një sukses i vërtetë, ashtu siç ka premtuar vetë reperi./revistawho.com