Pak para dasmës, çifti i njohur i jep fund lidhjes së dashurisë?
Thashethemet e orëve të fundit kanë vënë në dyshim lidhjen e dashurisë së aktorit të njohur me origjinë shqiptare Can Yaman dhe prezantueses italiane Diletta Leotta. Thuhet se romanca e çiftit po kalon një krizë dhe për këtë, fansat po ndjekin edhe lëvizjet e fundit të aktorit dhe prezantueses së njohur. Siç raporton “gossipetv.com”, historia e dashurisë, për të cilën gjithmonë ka pasur shumë dyshime, dukej se po ecte me hapa të shpejtë, madje aktori, në një udhëtim të fundit të tij në Itali, i bëri edhe një propozim shumë romantik për martesë partneres së tij.
Megjithatë, në një kohë kur pritej që dasma të organizohej sa më parë, gjithçka duket se është shembur. Vetëm disa ditë më parë ata ishin të lumtur para kameras ndërsa kaluan bashkë Pashkët, nën shoqërinë e një veze të madhe e të personalizuar prej çokollate.
Në një intervistë të fundit me VanityFair, Can Yaman tregoi për marrëdhënien e tij me Diletta Leotta, duke konfirmuar se gjërat mes tyre, përtej thashethemeve, ishin në rrugë shumë të mbarë.
Ai e përcaktoi dashurinë e tyre si besnike, madje foli edhe për përgjegjësitë dhe konfidencialitetin që i kishin premtuar njëri-tjetrit qysh në fillim. Edhe pse propozimi me banderolën në ajër u duk si diçka e sajuar për të marrë më shumë vëmendje, romanca ishte vërtet në ditët e saj më të mira.
Po tani çfarë po ndodh?
Në një video që po bën xhiron e mediave sociale shfaqet Diletta Leotta kur përballet me pyetjen se ku është Can Yaman – ‘Pa koment’. Prezantuesja është parë duke ecur vetëm në rrugët e Milanos dhe nuk u ndal pas pyetjes së paparacit.
Ndërkohë, Can është në Turqi. Për ta konfirmuar këtë, është postuar një foto e nënës së tij, Guldem, në shoqërinë e djalit të saj.
Nga ana tjetër, profili i Can Yaman në Instagram është mbyllur. Faqja shfaqet e zbrazët, pa asnjë fotografi ose përmbajtje të çfarëdo lloji. Vetë aktori nuk e ka shpjeguar arsyen e vendimit të tij, madje nuk ka asnjë të dhënë që mund të na bëjë të kuptojmë se çfarë po ndodh. Për shkak të këtij vendimi të papritur, fansat kanë nisur dyshimet. Hipoteza më e besueshme është që Can e ka mbyllur Instagramin për t’iu shmangur lumit të kritikave për jetën e tij private.