Pak orë nga “Kënga Magjike”, Ardit Gjebrea zbulon ushtrinë me 12 djem që shoqërojnë Klaudia Pepën

Vetëm pak orë na ndajnë nga nata e parë gjysmëfinale e edicionit të 20-të të “Kënga Magjike”, ku një pjesë e këngëtarëve pritet të performojnë në skenën e Pallatit të KOncerteve. Për televizionin “Klan”, producenti Ardit Gjebrea ka zbuluar suprizën e parë të spektaklit. Gjebrea shprehet se interesi për “Kënga Magjike” ka kaluar kufijtë e Shqipërisë dhe gara tanimë është shumë e fortë.

Ardit-Gjebrea-4

“Do të jetë garë e fortë. Interesi i ka kaluar kufijtë e Shqipërisë. Tre nga këngëtarët janë italianë. Nga Italia vijnë për herë të parë edhe 12 balerinë të talent shoë ‘Amici’, te drejtuar nga Maria De Filipi. Maria De Filipi ka marrë balerinë shqiptarë, ne marrim italianë”, tha Arditi. Ndërkohë, ashtu siç ishte paralajmëruar, balerina Klaudia Pepa vjen në rolin e prezantueses për herë të parë në një spektakël në Shqipëri. Por nuk është vetëm! Pritet që Klaudia, të performojë në skenë së bashku me 12 balerinët e Amici-t.

Ardit-Gjebrea-3

“Është gjëja më e mrekullueshme që po bëj tani dhe është shumë, shumë emocionuese, sepse është hera e parë që po prezantoj në Shqipëri, në gjuhën shqipe dhe direkt me “Kënga Magjike” është një bum për mua. Jam këtu edhe me balerinët e mi, të gjithë balerinët që kanë qenë në “Amici”, profesionistë”, tha Klaudia, sipas Iconstyle. Më herët, është njoftuar se edhe personazhe të tjerë shqiptarë do t’i bashkohen në prezantim Arditit, Borës dhe Klaudias, emrat e të cilëve nuk janë bërë ende të ditur.

Ardit-Gjebrea-2