Pak kohë pas publikimit të lajmit të divorcit këngëtarja serbe propozon Bill Gates për martesë

Lajmi i bujshëm që pas 27 vitesh martesë, Bill Gates do divorcohet nga bashkëshortja nuk ka kaluar pa u ndjerë në rrjet. Njerëz të famshëm por edhe të panjohur kanë trajtuar me hilaritet situatën duke thënë se tani që Bill është beqar, shancet do të rriten.

Divorci i Bill Gates dhe Melidës ka zgjuar dëshirën e shume personazheve të famshëm apo jo, që në formë shakaje t’i propozojnë për martesë miliarderit.

I tillë ka qënë edhe propozimi i këngëtares së njohur serbe, Neda Ukraden e cila ka lënë një koment në faqen e tij në instagram.

“Bill, jam gati të plakem me ty,”– tha Neda në komentin e saj në gjuhen serbe.

Por, Neda duhet të di që së paku duhet të shkruaj anglisht që Billi të mund ta konsideroi.

(o.l./dosja.al)