Pak kohë pas lindjes, Miriami na lë pa fjalë me pamjen e saj
Alban Skënderaj dhe Miriam Cani më 14 janar u bekuan për herë të dytë. Lajmin e bukur e bënë të ditur vetë këngëtarët nëpërmjet një postimi në Instagram, ku zbulluan edhe emrin që i kishin vendosur vogëlushit, Duam. Nga momenti i lindjes, Miriami nuk ka qenë shumë aktive në rrjetet sociale dhe ka zgjedhur që të jetë një nënë me kohë të plotë. Mirëpo pak më parë, këngëtarja ka publikuar një foto të saj dhe shfaqet në superformë, edhe pse ka kaluar fare pak kohë që kur solli në jetë vogëlushin.
”Mirëmëngjes”, shkruan Miriami krah kësaj fotoje ku ka marrë komplimenta të shumta. Kujtojmë se Miriami dhe Albani u bënë prindër për herë të parë në vitin 2015. Në jetë erdhi një vajzë dhe ata e pagëzuan me emrin Ameli.