Pak javë pas dasmës së vajzës, Stefi Prifti tregon si ndihet pas largimit të saj

Endri dhe Stefi ishin artistët e parë të kategorisë ‘Big’ që prezantuan sot këngën e tyre pjesëmarrëse në ‘Kënga Magjike’. Ata kishin përgatitur një këngë shumë aktuale, që trajtonte largimin masiv të të rinjve nga vendi i tyre dhe jepte një mesazh të fuqishëm për rikthimin në atdhe.

Përpara se të prezantonin këngën “Zemra ime është gjallë”, ata të dy zhvilluan një intervistë të shkurtër me Ardit Gjebrean. Sipas ‘Tirana Post’, Gjebrea nuk mund të linte pa përmendur ngjarjen më të rëndësishme për Stefin, martesën e vajzës së tij, Marias. “Si ndihet zemra e një babai kur ikën vajza?”, e ka pyetur Arditi këngëtarin. Stefi u shpreh se për të është e vështirë shumë dhe këtë gjë ai e tregoi edhe gjatë dasmës. “Për ne është pak më e vështirë, Maria është duke bërë një specializim master dhe e kam këtu për pak kohë”, i është përgjigjur Stefi pyetjes.

Stefi-2

Ndërsa vëllai i tij Endri ka shtuar se ata që kanë djem si ai vuajnë më shumë. Vëllezërit korçarë kanë një lidhje shumë të ngushtë me fëmijët e tyre dhe pavarësisht angazhimeve në punë ata kanë mundur t’ju gjenden gjithmonë pranë. /revistawho.com