Pak ditë para nisjes së “Eurovision”-it/ Anxhela Peristeri niset drejt Holandës me flamurin kuqezi në duar, ja mesazhi i saj
Ndërkohë që na ndajnë edhe pak ditë nga mbajtja e Festivalit Ndërkombëtar të Këngës, “Eurovision”, këngëtarja Anxhela Peristeri është nisur drejt Rotterdam-it në Holandë.
Këngëtarja ka publikuar një foto në “Instagram” ku shkruan “Le të fillojë rrugëtimi”.
Peristeri shfaqet mbi një valixhe ndërsa në dorë mban flamurin kombëtar kuqezi. Një tjetër detaj që bie në sy është bluza ku është shkruar titulli i këngës së saj përfaqësuese, “Karma”.
Kujtojmë që Peristeri do të ngjitet në skenë në natën e dytë të festivalit më 20 maj, dhe do të jetë e 11-ta në radhë. Në të njëjtën mbrëmje me të do të këndojnë edhe Greqia, Serbia, Bullgaria, Zvicra etj.
Pak javë më parë Peristeri publikoi videoklipin zyrtar të këngës, ku u vunë re ndryshime të vogla në raport me versionin e parë.