Pak ditë para lindjes së dytë, Arbana Osmani “ngacmon” ndjekësit me dekoltenë

Publikon foton me dekoltenë e hapur, komenti i Arbana Osmanit mbi gjoksin e rritur gjatë shtatzënisë do ju shkrijë së qeshuri. Arbana Osmani pritet të bëhet nënë për herë të dytë së shpejti dhe trupi i saj ka pësuar ndryshime gjatë shtatzënisë. Por moderatorja nuk e ka problem, madje e ka marrë me sportivitet faktin që gjoksi i saj është rritur. Ajo postoi një foto krah mikes së saj Xhemi Shehut dhe komentoi mbi gjoksin e rritur mori gjithë vëmendjen. “Kujdes: Objektet mund të duken më të mëdha se sa janë në të vërtetë 🤚🏻,”– shkroi Arbana Osmani, e cila në foto mban veshur një bluze me dekolte të hapur.

Komenti i saj shkaktoi reagime tek ndjekësit, që i kërkuan ta shijojë gjoksin e rritur pasi pas lindjes së foshnjës do ti zvogëlohet sërish. “😂😂😂 shijoji ato larger se nuk zgjatin shumë dhe për disa muaj, pastaj fillojnë e zhduken 😂😂 Sa te mira jeni meqë ra fjala 😂❤️❤️”- shkroi një ndjekëse. Ndërsa një tjetër komentoi: “Përmirësime në gjoks Arbana 👏👏”

Moderatorja është në ditët e fundit të shtatzënisë. Raportohet se gjinia e bebit është djalë. Ky është fëmija i saj i parë me të dashurin, Eduart Grishajn. Ndërsa ka edhe një djalë me ish-bashkëshortin. /Panoramaplus.al