Paguhen 800.000 euro në muaj! Njihuni me binjakët që po ruajnë Kristiano Ronaldon, kanë qenë në Afganistan dhe lëvizin si hija e portugezit
Kristiano Ronaldo është kthyer në lojtarin më të paguar në botën e futbollit. Portugezi ka investuar gjithmonë për sigurinë e tij dhe të familjes. Nuk mund të ndodhte ndryshe as në këtë aventurë të re te Al Nasr.
Dy persona shihen teksa e shoqërojnë Ronaldon kudo. Ata nuk janë thjeshtë dy roje sigurie, por ish-ushtarë të forcave speciale, të trajnuar sipas disiplinës së rreptë komando, e cila nënkupton edhe marrjen e një vendimi në një kohë fare të shkurtër.
Këta persona paguhen që të zgjidhin çdo situatë, pa krijuar asnjë problem të vetëm. Për këtë arsye paga e tyre mujore është “modeste”: 800.000 euro. Emrat e personave në fjalë janë Jorge dhe Sergio Ramalheiro. Dy ish-ushtarë të vendosur Afganistan, tani janë kthyer në ëngjëllin mbrojtës të Ronaldos dhe lëvizin si të ishin hija e tij.
Në ditën e prezantimit zyrtar të Ronaldos te Al Nasr ishte e vështirë t’i vije re këta persona pasi kishin veshur kostume elegante dhe të bukura. Por sapo situata nis të bëhet e rrezikshme, vjen koha për të hequr kollaren.
Ata e kanë shoqëruar Ronaldon edhe në Torino ku kujdeseshin për familjen e portugezit dhe ishin me lojtarin sa herë shkonte në avion për ndeshjet e Champions League apo edhe gjatë kohës kur ishte te Manchester United, për ta shoqëruar gjithmonë drejt qëndrës stërvitore.
Gjithçka bëhet edhe me përdorimin e teknologjisë satelitore. Sapo pamjet tregojnë disa lëvizje të dyshimta afër zonës ku ndodhet edhe portugezi, binjakët nxitojnë që të shkojnë në vendngjarje dhe shfaqen aty shumë përpara se lajmi të shkojë në polici.