Pagoi 120 mijë euro për të vrarë gruan, arrestohet në Rinas avokati!

Është arrestuar në Rinas, avokati Alban Bengasi i cili ishte shpallur në kërkim nga SPAK për përfshirje në veprimtari kriminale dhe krimit të organizuar.

Emri i tij u bë i njohur, si person që kishte ofruar 120 mijë euro për t’i marrë jetën ish-bashkëshortes, në formë huamarrje pasi ajo e kishte tradhtuar me shokun e ngushtë.

Në dëshminë e tij për SPAK, Nuredin Dumani tregoi se avokati i cili punonte për llogari të bandave i kishte ofruar 120 mijë euro për t’i marrë jetën ish-gruas, por fillimisht ajo duhej të dhunohej.

“Vijon megaoperacioni policor i koduar “Golden Bullet”.

Ndalohet në Rinas, një shtetas tjetër i shpallur në kërkim gjatë këtij megaoperacioni. Në hyrje, në aeroportin e Rinasit, gjatë përpunimit të dokumentacionit të pasagjerëve, shërbimet e Policisë kanë identifikuar dhe ndaluar shtetasin A. B. Ndaj këtij shtetasi, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, mbi dyshime për përfshirje në veprimtari kriminale kundër personit dhe në fushën e krimit të organizuar.

Materialet procedurale i kaluan SPAK-ut, për veprime të mëtejshme”, njofton policia./M.K-dritare.net