Pacienti i shpallur (fillimisht) i vdekur i thotë doktorit se ‘shkoi dhe takoi djallin’
Askush nuk e di me të vërtetë se çfarë ndodh pasi vdesim. Ndoshta ngjitemi në parajsë ose biem në ferr, mbase jemi të dënuar të bredhim botën si fantazma deri në pafundësi, ose të rimishërohemi si një person tjetër apo edhe si një kafshë, ose ndoshta gjithçka do të kthehet në të zezë.
Për shekuj me radhë, njerëzit kanë ndarë bindjet dhe tregimet e tyre për jetën e përtejme, ndërsa ky njeri thotë se “arriti të shkojë në ferr dhe të kthehet”.
Në një TikTok nga @outterdarkness, një mjek rrëfen historinë e një të riu, 23 vjeç, i cili ishte goditur me thikë në zemër pasi një marrëveshje droge kishte shkuar keq.
Në atë kohë, doktori ishte duke punuar në urgjencë dhe pa pacientin me “gjoksin e hapur”, i bindur se ai ishte një rast i humbur. Mirëpo, mjeku tjetër refuzoi ta linte të shkonte pa asnjë përpjekje, prandaj e çuan në operim.
“Pas rreth katër orësh, ai u zgjua, më pa në sy dhe më kapi, dhe filloi të qajë e të qajë dhe tha se takoi djallin”, kujton doktori.
“Të pashë duke punuar te unë, unë isha i vdekur, nuk isha lutur kurrë,” tha pacienti. “Zbrita drejt e në ferr dhe pashë sytë e djallit”.
Në këtë pikë, i riu filloi të lutej – diçka që nuk e kishte bërë kurrë, sepse nuk ishte fetar – dhe një engjëll u shtri dhe e tërhoqi përsëri.
Doktori vazhdoi:
“Ishte përvoja më e mahnitshme sepse askush s’e dëgjon një histori të tillë. Edhe sot e kësaj dite, jam plotësish i bindur se ai në një farë mënyre a një tjetër, takoi djallin”.
Videoja e TikTok ka grumbulluar më shumë se shtatë milionë shikime dhe mijëra komente. Mes komenteve, dikush shkruan:
“Kam vdekur në moshën 23-vjeçare pasi u qëllova në kokë, takova Zotin dhe më tha se nuk ishte ende koha ime. Pas 8 orësh operacion, më rikthyen në jetë.”
Burimi: Unilad
Anabelmagazine