“Pabuks, ke rënë në lekë dhe s’kujdesesh për djalin”, fansat vënë me shpatulla pas muri Majkun
Deklarata e ish të dashurës së Majk, Majlinda Zeka, shokoi të gjithë fansat. Në përgjigjen e një pyetje të bërë në ‘Instagram’ ajo tregoi se Majk nuk kujdeset aspak për të birin. Lidhur me këtë deklaratë reperi nuk dha asnjë kundërpërgjigje, kështu që fjalët e Majlnidës rezultojnë të jenë të vërteta.Pas kësaj fansat e reperit, i janë kundërvënë atij dhe në foton e fundit të publikuar, ku ai zbulon se ka blerë një makinë shumë të shtrenjtë. Ata i thonë se kjo nuk është diçka për t’u mburrur pasi për djalin nuk jep asnjë ndihmë financiare. “Vozit “Porche” dhe djalin nuk je në gjendje ta financosh. Turp, gruaja jote e ka nxjerrë në “Instastory” që nuk kujdesesh dhe ti më lavdërohesh. S’të vlen pasuria kur fëmija jot s’të intereson. Nëse të intereson e poston një foto për të mos e fshehur”, i shkruan njëri nga ndjekësve. “Pabuks, ke rënë në lekë e s’kujdesesh për djalin”, i shkruante një tjetër komentues shkruan Who.