Pa shumë fjalë, kujtimet e zemrës së Sara Hoxhës janë me “Tanin e Topit”

Sara dhe Lori Hoxha rrallë publikojnë në rrjetet sociale momente familjare, por kujtimet me babain e ndjerë mbeten ato më të dashurat për të dyja vajzat dhe ndjekësit në rrjetet sociale. Sara ka ndarë një kujtim nga fëmijëria nga kohët më të dashura për të me të atin në Itali. Si përherë ajo është treguar fjalëpak e ka zgjedhur ta kujtojë Dritanin në format më të veçanta, siç ka qenë karrigia bosh në ceremoninë e dasmës së saj dhe dhurimi i butonave të këmishës së tij për Ledionin dhe plot detaje të vogla që për të thonë shumë.

Sot ajo ka publikuar një moment me të atin 15 vite më parë në Itali, aty ku dhe kanë kaluar fëmijërinë.

Hoxha u nda nga jeta në muajin maj të vitit 2008, 13 vite më parë në një aksident automobilistik. Që prej atij momenti, familja dhe njerëzit e dashur të medias që ai ndërtoi e kanë kujtuar gjithmonë me shumë dashuri dhe respekt për atë ç’ka krijoi dhe la pas./revistawho.com