Pa Princ Philip nuk ka ditëlindje, Mbretëresha Elizabeth anullon festën e 95-vjetorit

Në vetëm 2 ditë, Mbretëresha Elizabeth feston ditëlindjen e saj të 95-të. Megjithatë në dallim me vitet e kaluara, kur familja mbretërore ndan portrete të reja me publikun, këtë vit nuk do të ketë asnjë moment të tillë. Kjo do të jetë ditëlindja e parë e Mbretëreshës Elizabeth pas vdekjes së burrit të saj, Princ Philip, i cili u varoos në kishën George në kështjellën Windsor të shtunën.

Momentalisht Elizabeth është e rrethuar nga stafi i saj besnik dhe tre qentë e saj, me të cilët ka kaluar kohë në kopësht. Ditët e ardhshme pritet që anëtarët e familjes ta vizitojnë të gjithë mbretëreshën në pallatin Kensington./revistawho.com