Pa pikë grimi në fytyrë, Kris Jenner tregon moshën e vërtetë!
Në moshën 66 vjecare, Kris Jenner duket mjaft mirë. Padyshim, trajtimet kanë bërë punën e tyre, dhe në imazhet e shfaqur online, Kris duket përherë e kuruar dhe mjaft në formë.
Megjithatë, duket se një pjesë e freskisë dhe bukurisë që shihet online, ajo ia detyron edhe make up-it, pasi së fundi është shfaqur 100% natyrale, pa rimel, pa penel, pa buzëkuq dhe pa make up dhe shumë ndjekës thanë se në këtë mënyrë e tregonte më shumë moshën e saj të vërtetë.
Kjo ishte hera e parë që Kris realizon një video të tillë “ujë e sapun”; në tutorialin që tregonte rutinën e saj dhe produktet që përdor, theksohej se të gjitha këto të fundit ishin të markës së bukurisë së Kim Kardashian.
Edhe robdëshmpëri që mban veshur ka të stampuar SKKN emrin e produkteve kozmetike nga Kim Kardashian. Hapat e parë në rutinën e natës ishin pastrimi dhe eksfolimi, pastaj vinte serumi hialuronik. Kris tha se i aplikon produktet deri në zonën e qafës dhe gjoksit ‘sepse është vërtet e rëndësishme, veçanërisht kur je në moshë.’