Pa nisur festivali, filluan thashethemet: “Genta Ismajli fituese”

Pjesëmarrja e Shqipërisë në Eurovizion 2021 është konfirmuar, nderkohë që po ashtu është vendosur se kënga përfaqësuese nuk do të jetë “Shaj” nga Arilena Ara, por një projekt që do të zgjidhet siç është traditë tashmë nga Festivali i Këngës.

Por ndërkohë që mungojnë edhe pak muaj nga festivali, madje këngët janë ende në proçes pëzgjedhje, ”vërdallë” po përflitet që tani për një fituese. Ajo është Genta Ismajli, e cila shihet si përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovision-in e vitit tjetër.

Sipas “Prive” faqet shqiptare që e ndjekin kompeticionin europian, po lakojnë emrin e Gentës si konkuruese dhe fituese të festivalit të Këngës, që do e çojë në Eurovizion.

Vetë artistja e ka shprehur dëshirën për të përfaqësuar Shqipërinë, duke e lënë të hapur pjesëmarrjen në festivalin e dhjetorit nëse do i propozhet kënga e duhur.

“Të vetmin festival që do të garoja do të ishte “Eurovisioni”, më kanë ftuar vitin e kaluar por s’kam arritur të shkoj, ndoshta këtë vit shkoj në rast se do të më ofrohet një këngë e duhur”– është shprehur ajo.

Gjithsesi këto fjalë mbeten në kuadrin e thashethemeve, edhe pse në fakt më parë fituesi, ose të paktën pretendenti kryesor për të fituar “shpallej” në këtë mënyrë, disa muaj më parë.

Nga ana tjetër, festivali vitit të shkuar na mësoi që mos dalim në përfundime të nxituara, duke qenë se gjatë gjithë kohës Elvana Gjata u përfol si fituesja, por konkurenca ishte më e fortë se kurrë dhe Arilena mori kupën në shtëpi.

Të shohim si do të shkojë këtë vit dhe nëse Genta do jetë vërtetë protagonistja e festivalit të rëndësishëm.

/News31