Pa ndjenja dhe e shtruar në spital, çfarë i ndodhi Fifit? Ja fotoja që po shqetëson të gjithë fansat e këngëtares
Një foto e këngëtares së njohur, Fifit, i ka shqetësuar të gjithë fansat e saj.
Ishte ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Fation Kuqari, ai që e postoi në llogarinë e tij në Instagram këtë imazh, ku Fifi shihej e shtruar në spital dhe pa ndjenja.
Këngëtarja është e rrethuar nga aparatura të ndryshme që i masin të rrahurat e zemrës, teksa qëndron me sytë e mbyllur e shtrirë në krevat.
Por, Fationi nuk dha asnjë detaj tjetër në lidhje me gjendjen e saj, duke shtuar shqetësimin tek fansat.
Megjithatë, kjo mund të jetë një nga prapaskenat që po xhirohet për videoklipin e këngës së re që Fifi pritet të publikojë.
Pak kohë më parë, ajo zbuloi se Fationi do të jetë protagonisti në klipin e këngës, e cila do të mbajë titullin “Maniac”.
I ftuar tek “Roped With Olsi” disa ditë më parë, ish-konkurrenti i “Për’puthen” konfirmoi pjesëmarrjen në këtë projekt muzikor.