Pa make-up dhe me veshje të çuditshme, Dua Lipa s’njihet me këtë pamje
Këngëtaren me origjinë shqiptare, Dua Lipa, mezi e njohëm në daljen e saj të fundit, në aeroportin JFK, New York. 22-vjeçarja shfaqet pa pikë make-up-i, me stilin e saj mjaft të çuditshëm, me pantallona jeshile të kombinuara me një nga nuancat e bluzës e sipërme dhe një palë këpucë që rrallë herë mund t’ia kemi parë kujt veshur. Sipër bluzës mbante veshur një xhaketë, ndërkohë ajo që bie menjëherë në sy është kapelja e madhe e zezë për të cilën ajo u ka thënë ndjekësve të saj se do ta mbajë atë në kokë deri në një dalje tjetër. Në njërën dorë ylli i muzikës botërore mbante celularin, kufjet si edhe pasaportën, ndërsa në dorën tjetër valixhen, shkruan Iconstyle. Gjithsesi, përtej stilit të çuditshëm që e karakterizon, ajo duket mjaft e ëmbël dhe natyrale.