Pa gjumë dhe pa pikë makijazhi, Jona Spahiu zbulon “torturën” që po kalon së fundmi

Të gjitha nënat e dinë se viti i parë i fëmijës nuk është shumë i lehtë as për të e as për foshnjën. Ndodh shpesh që nëna të kalojë net të tëra pa gjumë e ditën duhet të ketë fuqi sërish që të merret me shumë gjëra njëkohësisht.

E një gjë e tillë po i ndodh edhe moderatores së njohur, Jona Spahiu, e cila herë pas here zbulon vështirësitë e sigurisht edhe kënaqësitë e një nëne të re.

Mëngjesin e sotëm, Jona u tregoi fasnave të saj të shumtë se ka harruar kur mund të ketë qenë dita e fundit që ka bërë një gjumë të qetë, pas lindjes së vogëlushit Raiden.

Jona-Spahiu-2

Ky i fundit erdhi në jetë më 17 shtator të vitit të kaluar. “Të kujtohet kur bebi jonë flinte gjithë natën dhe unë isha e çlodhur dhe e bukur? As mua”, shkruan në postim Jona.

Ajo ka publikuar dy foto, ku në të paren shfaqet e kuruar, me flokë të shtrirë dhe një makijazh perfekt. Ndërsa në foton e dytë, Jona tregon gjendjen e saj përtej makijazhit, me flokët e pakrehur, pa pikë makijazhi dhe me një pamje të lodhur.

Por sigurisht që Jona përveç pagjumësisë, merr gjithë dashurinë që Raiden i dhuron, e kjo është lumturia më e madhe.