Pa fotoshop, Arbenita në klipin e ri të Feros na la pa fjalë
Reperi Fero mbrëmë publikoi projektin “Bella”.
Kënga e paralajmëruar prej kohësh është paralajmëruar si një ndër të fundit të tij përpara se të niset për Amerikë, atje ku e pret një përpjekje për të depërtuar në tregun e huaj të muzikës.
“Bella” ka ardhur me videoklip të xhiruar në Ulqin në fund të gushtit – fillim të shtatorit me protagoniste gruan e tij, Arbenitën.
Kënga e ka sjellë Feron më ndryshe, në ritme që janë pëlqyer nga publiku.
Por çfarë ka lënë përshtypje janë definitivisht linjat e Arbenitës, vetëm katër-pesë muaj pas lindjes së Ninës. Ajo duket për mrekulli në çdo plan e kuadër duke i hequr të gjithëve “dyshimet” e intervenimeve që mund të bëhen në fotografitë e nxjerra në Instagram por jo në videoklip.
Përpos këngës së mirë, “qershia mbi tortë” është definitivisht prezenca e modeles në këtë videoklip. /Prive.al