Pa fjalë, seti fotografik i Jonida Maliqit është thjesht “WOW”!

Jonida Maliqi është ndër ato personazhe që duket se ka bërë marrëveshje me rininë për të qëndruar gjithnjë e freskët.

Së fundmi, këngëtarja ka realizuar një set fotografik ku shfaqet mjaft joshëse. Ajo vijon të vërtetojë se përshtatet në çdo gjini të artit: këngë, prezantim, modë.

Përgjatë karrierës së saj Jonida ka qenë mjaft e suksesshme, duke fituar çmime të ndryshme dhe mjaft të rëndësishme, si Kënga Magjike e Top Fest.

Për shumë kohë këngëtarja ka qenë nga femrat më të përfolura të estradës, për shkak të lidhjes së saj me aktorin Romeo Veshaj, me të cilin thuhet se tani është ndarë.