Pa asnjë kompleks, Liberta zbulon ca gjëra tërësisht ‘Privé’
Ditën e dielë moderatorja kosovare, Liberta Spahiu ka zgjedhur ta kalojë duke iu përgjigjur pyetjeve të ndjekësve të saj në ‘Instagram’. Duke treguar ‘e vërtetë apo gënjeshtër’, Liberta ka zbuluar disa detaje nga jeta private, për të cilën ka pasur përherë shumë kureshtje.
Spahiu ka pohuar se është tip që nervozohet shpejt, se puthjen e parë e ka dhënë në fillore dhe se në të ardhmen dëshiron të ketë 1 fëmijë. Moderatorja nuk e ka fshehur as mendimin se shumë vetë po e kopjojnë si prezantuese së bashku me formatin, por përgjigjen e ka shoqëruar me disa të qeshura. Sakaq të shumtë ishin ndjekësit të cilët i propozonin të shiste rrobat që nuk vesh më, pasi i ka shumë të bukura. Liberta nuk ia kurseu të gjithëve disa pamje nga gardëroba gjigante, ku për hir të së vërtetës të lindte dëshira të huazoje disa prej tyre.
Përsa i përket jetës private, Spahiu ka treguar se nuk ka kryer marrëdhënie për herë të parë 20 vjeç, duke ngjallur edhe me shumë kuriozitet tek ndjekësit e saj./revistawho.com