Pοlicia e Kosovës hyn brenda në shtëpinë e Big Brother VIP: shkelje e ligjit nga banorët
Policia e Kosovës ka hyrë sot në “Big Brother VIP Kosova”, pas raportimeve se në hapësirat e brendshme të shtëpisë po konsumohet “bar”.
Policia ka zhvilluar biseda me personat përgjegjës të produksionit dhe spektaklit televiziv. Drejtori i Televizionit, Adriatik Kelmendi ka sqaruar se bëhet fjalë për duhan të mbështjellë.
“Megjithatë, ne kemi marrë masa që të eliminohet krejtësisht nga hapësira e shtëpisë së spektaklit duhani i llojit të tillë, i mbështjellur, me qëllimin që të shmangim edhe sugjestionimin eventual se në këtë mënyrë po promovohen substanca të ndaluara”, ka njoftuar ai.
Njoftimi i Kelmendit:
“Të dashur shikues, për ta hequr çdo dyshim lidhur me disa raportime të caktuara në media, të cilat kanë indikuar se banorët e Big Brother VIP Kosova mund të jenë duke tymosur cigare të dyshimta, bëjmë me dije se bëhet fjalë për duhan të mbështjellur.
Lidhur me këto dyshime, ne sot pasdite kemi pasur edhe një vizitë nga përfaqësues të Policisë së Kosovës, të cilët me urdhër të prokurorit, kanë zhvilluar biseda me persona përgjegjës të produksionit të spektaklit dhe kanë vërtetuar se bëhet fjalë për duhan.
Konfirmojmë se nuk bëhet fjalë për bαstisje, ose diçka të ngjashme. Megjithatë, ne kemi marrë masa që të eliminohet krejtësisht nga hapësira e shtëpisë së spektaklit duhani i llojit të tillë, i mbështjellur, me qëllimin që të shmangim edhe sugjestionimin eventual se në këtë mënyrë po promovohen substanca të ndaluara.