
Ozzy Osbourne ndahet nga jeta në moshën 76-vjeçare – por mungesa e disa fëmijëve ngjall pikëpyetje!
Lajmi u bë i ditur nga familja e këngëtarit me një deklaratë zyrtare, ku thuhej se Osbourne “ndërroi jetë i rrethuar nga dashuria e familjes së tij”. Deklarata u nënshkrua nga bashkëshortja e tij Sharon dhe fëmijët Jack, Kelly, Amy dhe Louis.
Megjithatë, në njoftim mungojnë emrat e dy prej fëmijëve të tij: Jessica dhe Elliot – gjë që ka shkaktuar reagime dhe ka ngritur pyetje për arsyen e kësaj përjashtimi. Disa media britanike e kanë cilësuar këtë si një “mister”, pasi bëhet fjalë për fëmijë të Ozzy-t nga martesa e tij e parë me Thelma Riley.
Ozzy pati gjashtë fëmijë në total – tre me Sharon Osbourne (Amy, Kelly dhe Jack) dhe tre të tjerë nga martesa e parë: Jessica dhe Louis, si dhe Elliot, djali që ai e adoptoi pasi Thelma e kishte nga një marrëdhënie e mëparshme.
Jessica dhe Elliot kanë qëndruar larg vëmendjes mediatike ndër vite. Jessica, e cila nuk mori pjesë asnjëherë në reality show-n e famshëm “The Osbournes”, e ka bërë Osbourne gjysh për herë të parë, ndërsa Elliot jeton në Zelandën e Re me gruan e tij, larg syve të publikut.
Megjithatë, Louis – djali i vetëm biologjik i Ozzy-t nga martesa e parë – u përfshi në deklaratën zyrtare të familjes.
Në të kaluarën, Ozzy ka folur hapur për mungesën e tij si prind gjatë viteve të hershme të fëmijëve të tij, duke fajësuar varësinë ndaj substancave.
Në dokumentarin “God Bless Ozzy Osbourne”, ai pranoi se nuk mban mend as datat e lindjes së Jessica-s dhe Louis-t.
Kur nuk ishte i dehur, ishte një baba i mrekullueshëm, por kjo ndodhte rrallë -kujtonte Louis.
Ndërkohë, vajza e tij Amy – e njohur edhe me emrin artistik ARO – ka ruajtur një marrëdhënie të afërt me vëllain e saj Jack, me të cilin drejton kompaninë “Osbourne Media”.
Ajo ka pasur marrëdhënie të ftohta me motrën Kelly, me të cilën prej vitesh nuk flasin.
Ozzy Osbourne mbetet një nga figurat më ikonike të rock-ut, si vokalist i grupit legjendar Black Sabbath, por edhe për karrierën e tij si artist solo dhe jetën e tij të trazuar, që shpesh ka qenë në qendër të vëmendjes publike.