“OTR” në listën e bandave kriminale, ja pse Noizy nuk lejohet të shkelë në Angli
Themeluesi i grupit “OTR”, Rigels Rajku i njohur si Noizy, bëri të famshëm këtë emër duke e kthyer në një label muzikor. Por si kanë qenë fillimet e OTR? Këta të fundit janë të njohur për shtypin anglez pasi në vitin 2006 nëpër media qarkulloi lajmi se grupi OTR ishte në listën e 200 bandave kriminale në Angli. Mediat shkruanin se “një bandë shqiptare kishte pushtuar internetin me videoklipe të dhunshme dhe fotografi të anëtarëve të saj me kallashnikovë”.”Një grup nga Bromley i vetëquajtur OTR ka regjistruar dhjetëra video muzikore në vitin e kaluar (2005), dhe ka postuar shumë fotografi online ku shfaqen anëtarët e dyshuar të kësaj bande, që mbajnë në duar pistoleta dhe armë të tjera potencialisht vdekjeprurëse. Shumica e videove janë të shoqëruara nga këngë rep me tekste kërcënuese dhe të dhunshme. Videoja e fundit u ngarkua në një faqe interneti, javën e kaluar në të cilin shfaqet një logo OTR, e cila nënkupton fjalët ON TOP OF THE REST. Në disa video shihen djem duke i dhënë makinave të shtrenjta, të veshur me bluza me shkrimin OTR dhe zinxhirë floriri në qafë. Në postime të tjera online të OTR, anëtarët e bandës shihen me bluza, kapele, tatuazhe dhe banera me flamurin shqiptar me shqiponjë, shkruan In tv.al. Drejtoria Speciale e Krimit “Scotland Yard” e përfshiu grupin OTR në një listë prej më shumë se 200 bandave kriminale në kryeqytetin londinez. Policia e Bromley insiston që armët e tyre nuk janë të vërteta”, shkruan gazeta “nwësshoper.co.uk” në artikullin e saj. “Ne jemi të vetëdijshëm për OTR. Do të vazhdojmë të ndërmarrim veprime kundër çdo rrjeti të organizuar kriminal në Bromley”, është shprehur një komandant policie. Ndërkohë mendohet që kjo të jetë kjo arsyeja e ndalimit të Noizyt për të shkelur në tokën angleze, citohet nga i njëjti burim. Por pavarësisht këtyre shkrimeve të cilat datojnë vite më parë, sot OTR njihet si grupi më i kërkuar dhe i pëlqyer në tregun e muzikës.