“Osmani” burrë për shtëpi, flet bashkëshortja: Jam me shumë fat
Aktori turk Burak Ozçivit jo vetëm është shumë simpatik, shumë i suksesshëm në karrierën e tij, por ai qenka edhe një burrë për shtëpi.
Këtë e ka treguar bashkëshortja e tij, Fahriye Evcen. Ajo ka publikuar në mbrëmje një foto ku tregonte se aktori po piqte në zgarë disa ëmbëlsira marshmalloë, në oborrin e shtëpisë së tyre. “Ajo është kaq shumë me fat”-shkruan Fahriye krah kësaj fotoje, që mori vëmendjen e të gjithëve.
Gjithashtu aktori është shumë i përkushtuar edhe ndaj djalit të tyre, Karanit i cili erdhi në jetë në prill të vitit të kaluar.
Aktualisht Burak Ozzcivit i ka ndaluar xhirimet e serialit “Osmani”, pas shpërthimit të pandemisë së koronavirusit.
Ai po i kalon ditët në shtëpi me bashkëshorten dhe djalin duke shfrytëzuar kështu këtë periudhë e cila i kishte munguar për shkak të xhirimeve me orë të tëra./revistawho.com