
OSCAR 2025/ Halle Berry i kthen puthjen në buzë të vitit 2003 Adrien Brodyt
Aktorët e njohur Adrien Brody dhe Halle Berry “rikrijuan” një nga momentet më të paharrueshme dhe të komentuara, të ceremonisë “Oscar”, duke realizuar një puthje në tepetin e kuq të ceremonisë së këtij viti.
Në një klip të shpërndarë në mediat sociale të Akademisë së Filmit, me mbishkrimin “një ribashkim që po pritej prej 22 vitesh”, Berry, e cila ishte e ftuar për të dhënë një çmim, e përshëndeti Brodyn ngrohtësisht para se ta puthte.
“Duhej t’ia ktheja”, ka thënë Berry për Variety.
Ky moment ishte një ndryshim i plotë i incidentit të njohur nga ceremonia e “Oscar” 2003, kur Brody, i cili sapo kishte fituar çmimin Aktori më i mirë, për rolin e tij në filmin “The Pianist”, përqafoi Berry, prezantuesen e çmimit, dhe i dha asaj një puthje të papritur në buzë.
Ky incident shkaktoi kritika gjatë viteve të fundit, veçanërisht pas rritjes së lëvizjes #MeToo.
Pasi dha puthjen “kthyese”, Berry i zbuti kritikat duke deklaruar:
“Ishte një natë e jashtëzakonshme për të dhe për mua gjithashtu. Të isha pjesë e momentit të tij… sot, duhej t’ia ktheja. E kam takuar në festa, por kjo është hera e parë që, që nga ajo natë, e shoh atë në tapetin e kuq diku. Ai është nominuar këtë vit. E meritonte atë”, ka thënë ajo për Variety.
View this post on Instagram
living.al