Oscar 2022, Timothée Chalamet është “Di Capro i ri”?

Sapo 26 vjeçari Timothée Chalamet përshkoi tapetin e kuq, të gjithë mbajtën frymën. Aktori bukurosh është kthyer sot atë që quhet versioni modern i DiCapriomanisë të viteve’90. Ishte koha kur në skenat e mëdha jepej filmi Titanik, dhe kur DiCapro cilësohej si djali më i bukur në botë.

Timothee Chalamet ishte vetëm 21 vjeç kur u katapultua në kinema me filmin Call By Me Your Name, i cili i dha dhe një nomimn për Oskar. Chalamet ishte aktori më i ri në moshë që nominohej në 80 vitet e fundit. Filmi kolosal Dune i regjisorit Denis Villenueve, një film që fitoi 4 çmime Oscar në kategori të ndryshme, ia shtoi dhe më shumë famën aktorit të ri.

Megjithëse Chalamet ka marrë pjesë në prodhime shumë cilësore, si “Lady Bird”, “Gra të vogla”, “The King”, ai ka mbetur ai djaloshi i thjeshtë dhe i lidhur me familjen. Ende nuk ka një Oscar, por koleksioni që mamaja e tij ka në shtëpi është i larmishëm me çmime të ndryshme. “I mban mamaja, i ka vënë pranë çmimeve që kam fituar kur isha i vogël, gjatë garave sportive, kur dëshiroja të bëhesha futbollist. Tani janë të sajat.” Ka thënë aktori.

Por Timothee është dhe një thyes zemrash, aq sa dhe kolege të tij më të mëdha në moshë si Jennifer Lawrence janë shprehur se kanë rënë në dashuri me aktorin e ri. Nga 2013-2017 Timothee ka qenë i fejuar me vajzën e Madonnes, Lourdes Maria Ciccone-n, shoqen e tij të klasës në The Guardia High School of Music & Art and Performing Arts. Në sheshin e xhirimit të filmit The King dashurohet me Lili – Rose Depp, vajzën e aktorëve Johnny Depp dhe Vanessa Paradis. Lidhja e tyre zgjati 2 vite. Timothee është djali i një gazetari francez dhe një ish-balerine amerikane, është bilingue dhe ka braktisur studimet në Columbia University për t’u bërë aktor. “ Nuk e di si po ndodhin të gjitha këto gjëra, është absurde. Jam në gjendje të paguaj faturat e mia vetë”, ka thënë aktori vite më parë.