Orteku “Shtëpiakë të Dëshpëruar, shfaqja nis rrugëtimin të hënën në ArTurbina

Artan Imami, Gentian Zenelaj dhe Indrit Çobani po thyejnë çdo rekord duke u shndërruar në një fenomen në skenën teatrore shqiptare!

Orteku “Shtëpiakë të Dëshpëruar”! Çfarë po ndodh në arTurbina?! Pse ka një lumë spektatorësh drejt një shfaqje që po shndërrohet në një magnet per audiencën! Artan Imami, Gentian Zenelaj dhe Indrit Çobani po thyejnë çdo rekord duke u shndërruar në një fenomen në skenën teatrore shqiptare! “Shtëpiakë të Dëshpëruar” po mbyllin një javë të jashtëzakonshme në skenën e TKEKS ku bietat avulluan brenda 24 orëve. Tani vijnë nga e hena te Salla 400 në arTurbina për një sfidë të re pér të prishur gjumin e së hënës që Teatri e ka prej vitesh qejf, ndoshta edhe më shumë se e hëna!

Për herë të një shfaqje nis rrugëtimin në të gjitha ditët e javës, wë prej të hënës për 15 ditë rresht, duke thyer kështu “mitin” e rremë se fillim java éshtë ditë “JO” për teatrin! Kjo shfaqje po tregon se publiku është gati për sdida të reja, është gati për rrugé të reja komunikimin, rrugë që mesa duket janë ende të panjohura nga njerëzit e Teatrit. Dhe ja vjen një komedi “Shtëpiakë të Dëshpëruar” që propozon skena alternative dhe publiku thote masivisht ‘Po’, provozon shfaqje çdo ditë dhe publiku thotë masivisht ‘Po’. Kjo shfaqje si mbartëse e së resë në komunikim me audiencën e ka kaluar me sukses rrugën e Saj edhe ne Lezhë, Pogradec, e sigurisht Durrës, Korçë e Fier.

Tani vijnë nga e hena te Salla 400 në arTurbina për një sfidë të re pér të prishur gjumin e së hënës që Teatri e ka prej vitesh qejf, ndoshta edhe më shumë se e hëna! Publiku i Tiranës po tregon se është gati për ata që guxojnë drejt së resë. Zherom (Artan Imami) i dëshpëruar nga braktisja prej të dashurés, thërret dy shokët e tij, Stefan (Indrit Çobani) dhe Alex (Gentian Zenelaj) ta ndihmojnë për të gjetur një menyrë të rifitojë ish të dashurën. Por dy shokët do ta fusin në një ngatërresë edhe më të madhe.