Ornella Muti kundër Chiara Ferragnit në Sanremo: Nuk je model për tu ndjekur. As si nënë!

Ornella Muti tashmë ka thënë se nuk është dakord me zgjedhjen e Chiara Ferragni-t në Festivalin e radhës në Sanremo. Zonja Muti një vegjetariane dhe aktiviste e qëndrueshmërisë mjedisore, akuzon influencuesen për modele të gabuara të jetës.

Ornella Muti është e rreptë në temën e të ushqyerit të shëndetshëm dhe të qëndrueshëm dhe po zhvillon një betejë kundër ushqimit të padëshiruar. Nga ana tjetër Chiara Ferragni do të mishëronte një stereotip të gabuar duke propozuar modele të jetës që nuk janë aspak të shëndetshme. Në intervistën e dhënë për Il Mattino me rastin e Festivalit Villamare Film & Friend, Ornella Muti bën me dije se nuk është aspak dakord me zgjedhjen e drejtorit artistik:

“Duhet të lëmë një botë më të mirë, është një betejë në të cilën besoj”, tha ajo.

“Vitin e ardhshëm me Amadeus do të jetë Chiara Ferragni, një influencuese e madhe që shfaqi foton e djalit të saj në çokollatat Kinder”, vazhdon aktorja me sarkazëm.

“Cila nënë do të donte t’i shihte fëmijët e saj të rriteshin me ushqime të pashëndetshme dhe Coca-Cola? Unë ushqehem shëndetshëm. Unë jam vegjetariane, kujdesem për veten, gjithmonë me produkte natyrale dhe merrem me sport”, është shprehur Ornella Muti./L.F-dritare.net