Oriola Marashi në prag të fejesës me Eros Grezdën, çifti prezantohet me familjet dhe vendoset në Kroaci

Eros Grezda dhe Oriola Marashi janë zyrtarisht çifti më i ri i showbizz-it shqiptar, ndërkohë që po përgatiten për ceremoninë e fejesës pas pandemisë së koronavirusit.

Burime pranë çiftit kanë treguar për “Panorama Plus” se dy të dashuruarit kanë takuar tashmë familjet e njëri-tjetrit dhe janë gati ta zyrtarizojnë historinë e tyre të dashurisë me shkëmbimin e unazave, ndërkohë që janë vendosur në Kroaci.

Burime pranë tyre kanë treguar se ata u bindën se janë për njëri-tjetrin pas muajve të karantinës, që i kaluan bashkë në shtëpinë e futbollistit 25-vjeçar, i cili jeton në Kroaci.

E ndërkohë që Oriola e ka konfirmuar lidhjen në mënyra të ndryshme, pak ditë më parë ishte Eros ai që e pranoi publikisht lidhjen e tij. Nëpërmjet një interviste në “Wake Up”, ai tregoi pa dashur emrin e modeles, duke konfirmuar zërat që po qarkullonim prej kohësh.

Çifti e kanë kaluar karantinën së bashku dhe Eros ka treguar detaje në lidhje me këtë periudhë izolimi, por që për të mund të konsiderohej një muaj i vërtetë mjalti. “Si po shkon marrëdhënia me Oriolën?”, e pyeti moderatorja e njohur, Ori Nebijaj.

“E thatë ju emrin e Oriolës, por unë s’e them në asnjë rast. Jam i lidhur dhe jam shumë i lumtur. Po kalojmë karantinën bashkë. Për momentin jemi bashkë dhe po kalojmë shumë mirë”, u shpreh ai shumë spontanisht.

Më pas, intervista vazhdoi duke u pyetur futbollisti nëse karantina ka shërbyer si test për marrëdhënien e tyre dhe 25- vjeçari e ka pranuar.

“Po normalisht, ishte një kohë e mirë që ta shohim veten, si ta njohim partnerin”, ka shtuar Eros Grezda. Nuk munguan dhe ngacmimet nëse ka ndodhur që janë grindur me njëri-tjetrin dhe nëse Oriola ia ka nxirë jetën atij me foto gjatë karantinës.

“E kam ditur këtë punë, që gjithmonë kur jam me të duhet t’i bëj foto. Normalisht, ne çunat nuk e kemi shumë qejf që të bëjmë foto, por me Oriolën e kam pasur të lehtë sepse ajo del mirë në çdo kënd”, është shprehur Eros, të cilit brenda së njëjtës intervistë ku tha se nuk do ta përmendte emrin e Oriolës, i doli pa dashje emri i saj, duke qenë se gjatë gjithë kohës nuk përmendi emër, por thoshte gjithmonë “e dashura”.

Kështu, futbollisti i Kombëtares shqiptare konfirmoi lidhjen pasionante të dashurisë me modelen Oriola Marashi. Në këtë intervistë, teksa foli për futbollin dhe gëzimin që do të rinisë stërvitjen, ajo vetëm pranoi lidhjen me Marashin, po shtoi se tortën e famshme të ditëlindjes ia kishte përgatitur vetë ajo.

“Më në fund erdhi lajmi që mund të vazhdojmë stërvitjen. Do fillojmë të stërvitemi me grupe me trajnerin e Atletikës. Pastaj do të shikojmë se si do të shkojë situata, mbase mund të shkojmë në ndonjë vend për përgatitje. Ajo nuk dihet. Si fëmijë, kam qenë shumë i dhënë pas Formula 1. Kur mbaroj stërvitjen, luaj online Formula 1. Nuk është se kam festuar ndonjë gjë të madhe, thjesht e kam kaluar në shtëpi. Më ka ndihmuar e dashura për tortën”, u shpreh Grezda.

Mediat e komentuan si një lidhje pasiononte atë me Oriolën. Në muajin prill, Grezda festoi 25-vjetorin në karantinë. Ai ndau me miqtë në rrjetet sociale edhe fotot e tortës, që u përgatit për të në mesnatë nga Marashi.

Ishte modelja që filmoi përgatitjen e tortës që kishte realizuar me dashuri, me mbishkrimin “Happy Birthday!”. Ajo duket mjaft e përkushtuar dhe më pas po e njëjta tortë u pa të publikohej në “Instastory”-n e Grezdës me dy emoji zemrash. Sulmuesi, i cili aktualisht është pjesë e Osijekut të Kroacisë, e pranoi lidhjen fillimisht në “Instagram”, ku postonte foto nga të njëjtat ambiente me Oriolën.

Gjatë ditëlindjes në shtëpi, Oriola e detyroi futbollistin të vishte një kostum sportiv lejla dhe të vendoste një palë syze, ku shkruhej “Happy Birthday!”. Ky fakt u zbulua nga Grezda, i cili postoi foton ku shkruante: “Më veshi me zor”.

Në këtë ditë speciale për futbollistin e Kombëtares, nuk mungoi as torta e prindërve, të cilët janë larg të birit në këtë periudhë izolimi. “Urime 25-vjetorin Eros!”, shkruhej në tortën e përgatitur nga e ëma e sulmuesit, të cilët ia dërguan me foto surprizën djalit të tyre, që për momentin ndodhet larg familjes, por që janë prezantuar me të dashurën e djalit.

Kujtojmë që çifti kaloi së bashku ndërrimin e viteve dhe ditët e para të Vitit të Ri. Lajmi për një lidhje mes tyre u përhap pasi u bë publike një foto, ku Oriola dhe Eros shiheshin të kapur për dore. Modelja dhe futbollisti ndihen mirë në krahët e njëritjetrit dhe po përjetojnë një romancë të bukur, duke qenë se jo vetëm kalojnë bukur bashkë, por edhe i bëjnë surpriza njëri-tjetrit.

Sapo doli lajmi se ata janë në një lidhje, Oriola publikoi edhe dhuratën që kishte marrë nga partneri i saj, një buqetë gjigante me trëndafila në formën e një zemre, gjë që zbuloi dhe anën romantike të tij. Nuk dihet ku është njohur Oriola me Erosin, por tashmë ata e kanë vendosur zyrtarizimin. Në lidhje me karrierën sportive, viti që lamë pas nuk nisi aq i mbarë sa i takon shëndetit dhe karrierës për Eros Grezdën, por të paktën i eci në dashuri. Kujtojmë që në janar 2019, Eros Grezda u dëmtua gjatë periudhës përgatitore të ekipit të Glasgow Rangersit në Tenerife të Spanjës.

Lojtari lëndoi kyçin e këmbës, që i solli probleme në përshtatje me futbollin skocez, kur u transferua në përfundim të sezonit veror vitin e kaluar nga Osijek. Lojtari u pa duke ecur me paterica, pamje të siguruara nga e përditshmja britanike “Daily Record”. Kjo u konsiderua një goditje e rëndë jo vetëm për Rangers, por sidomos për Kombëtaren shqiptare, pasi Grezda është lojtar shumë i vlefshëm për ekipin. Por natyrisht që Eros e kaloi këtë situatë, duke hyrë në stinën e verës në superformë.

KUSH ËSHTË FUTBOLLISTI QË I RRËMBEU ZEMRËN ORIOLËS

Po kush është Eros Grezda, futbollisti i Kombëtarës që i rrëmbeu zemrën modeles seksi, Oriola Marashi? I lindur më 15 prill 1995 në Gjakovë, ai është 1.80 m i gjatë dhe është futbollist profesionist shqiptar, që luan si mesfushor dhe sulmues për klubin skocez Rangers dhe në ekipin kombëtar shqiptar. Ai lindi në Gjakovë, por u rrit në Prishtinë, si fëmija i tretë i Genc dhe Valbona Grezdës. Karrierën futbollistike e nisi pikërisht me Prishtinën, duke luajtur mes moshës 9 dhe 15 vjeç.

Më pas u zhvendos për një kohë të shkurtër në FK Rabotnicki, ku u ndoq nga GNK Dinamo Zagreb, për të kaluar 1 vit atje, duke luajtur me U-17. Në verën e vitit 2012, Grezda nënshkroi kontratën për klubin austriak, Grazer AK. Grezda arriti në Slloveni në verën e vitit 2013, duke nënshkruar për klubin NK Aluminij. Pastaj u ngrit në nivel, duke nënshkruar me klubin e PrvaLiga, DNŠ Zavrc në janar 2015, së bashku me Antonio Pavic.

Pas një karriere të spikatur më 31 gusht 2018, klubi skocez Rangers konfirmoi se Grezda kishte nënshkruar kontratë katërvjeçare. Grezda mori nënshtetësinë shqiptare më 31 janar 2016. Thirrjen e parë nga trajneri i kombëtares shqiptare, Gianni de Biasi, e mori për ndeshjet e kualifikimit të Kupës Botërore FIFA 2018, kundër Lihtenshtajnit dhe Spanjës, në tetor 2016.

Ai u ftua për ndeshjen e 5-të 2018 të kualifikimit të Kupës së Botës në FIFA kundër Italisë, më 24 mars 2017 dhe ndeshjen miqësore kundër BosnjëHercegovinës, më 28 mars 2017. Grezda bëri debutimin e tij të parë më 24 mars 2017 kundër Italisë, si zëvendësim në minutën e 87-të në vend të Odise Roshit. Sa i përket jetës private, më parë Grezda është përfolur për një lidhje gjashtëmujore me prezantuesen Nevina Shtylla. Le të presim për ceremoninë e fejesës me Oriola Marashin, e cila madje ka lënë Shqipërinë për të bashkëjetuar me Erosin në Kroaci.

/Panoramaplus.al