Oriola Marashi ndryshon, s’do e njihni në fotot e fundit
Oriola Marashi është një ndër modelet më të kërkuara dhe seksi, e cila tërheq gjithmonë vëmendjen me fotot dhe videot provokuese që publikon në rrjetet sociale. Modelja ka publikuar disa foto në “Instagram” dhe na ka habitur me ndryshimin drastik që ka bërë në pamje. Ajo ndodhet në Francë bashkë me Elena Likën, Beatrix Ramosaj dhe Endrit Mërtirin. Oriola ka vendosur që të heqë dorë nga flokët brune dhe i ka lyer ato bionde platin, shkruan Alpe news.
Kjo ngjyrë i shkon jashtëzakonisht shumë modeles seksi dhe e bën atë të duket si një tjetër person. “Biondet bëjnë më shumë qejf?” shkruan Oriola krah fotos.