Oriola Marashi dhe Eros Grezda postojnë foton e parë së bashku, megjithatë modelja sërish ka diçka për të fshehur

Prej pak kohësh Oriola Marashi dhe Eros Grezda kanë konfirmuar lidhjen e tyre, edhe pse për këtë u desh një urim datëlindje dhe një intervistë e futbollistit ku pas shumë përpjekjesh për t’u referuar partneres si “e dashura”, nuk mundi të mos e përmendte emrin e modeles.

Çifti e kaloi të gjithë periudhën e karantinës në Kroaci, në vendin ku jeton Erosi dhe vazhdon karrierën e tij, ndërkohë tani që periudha e izolimit ka mbaruar, ende po vazhdojnë të qëndrojnë bashkë.

U deshën disa muaj postime në Instagram, si nga Erosi ashtu dhe nga Oriola, në të njejtat vende, shpesh herë në të njetin cep, për të ardhur sot kur kanë postuar foton e parë së bashku. Sërish, nuk është një foto e plotë sepse Oriola ka vendosur mbi fytyrën e partnerit të saj një emoji të madh.

Në këtë pikë është si puna e maskimit të Superman-it, i cili për të mos zbuluar identitetin thjesht vendoste një palë syze.

Gjithsesi mendojmë që quhet si fotoja e parë në çift e Erosit dhe Oriolës dhe sigurisht duken shumë të mirë bashkë.

/News31.al