“Me Orindën time…”, Armend Rexhepagiqi bën me gruan e Turjan Hyskës atë që s’e ka bërë kurrë me Aidën e tij

Prej vitesh u largua nga skena shqiptare, por tani Armend Rexhepagiqi shfaqet duke vallëzuar në ekran me Orinda Hutën. Dikur një ndër emrat më të famshëm të skenës shqiptare, një artist i pakontestueshëm që ka krijuar këngë të bukura jo vetëm për vete, por për këdo që ka shpirt artisti. Armend Rexhepagiqi befas la muzikën dhe la krijimin e këngëve të bukura dhe ka kohë që atë s’e kemi parë në publik. Por këngëtari këtë vit, i është bashkuar jurisë së festivalit prestigjoz “Kënga Magjik, dhe pas shumë vitesh ai sërish u paraqit në skenë, shkruan Prive.

Gjatë ditës së djeshme ai u ngrit të vallëzonte në skenë me kolegen e tij të juries, Orinda Hutën, për të cilën pas performancës shprehu pak a shumë kënaqësinë e të kërcyerit duke specifikuar “me Orindën time”. Edhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea u çudit, duke i thënë Armendit se këtë që bëri me Orindën s’e kishte parë ende ta bënte me Aida Barakun, partneren e tij të jetës. Ndërsa Orinda, ishte ajo që ka ndarë me ndjekësit e saj imazhe nga ky moment simpatik./Story.al