Orinda Huta nxjerr qejfin e të zezës klasike, pak para se bëhet nuse

Orinda-Huta-2

Çifti simpatik Orinda Huta dhe Turjan Hyskaj po përgatiten për ceremoninë e dasmës së tyre së shpejti, në 10 vjetorin e lidhjes së dashurisë. Prezantuesja e programit “Fustani i ëndrrave” në “Vizion Plus”, pak para se të veshë fustanin e bardhë si nuse ka vendosur t’i nxjerrë qejfin të zezës klasike, me këtë fustan shik dhe elegant që e veshi në një nga eventet e rëndësishme që u mbajt në kryeqytet. Le të shohim se si do të duket në ditën më të rëndësishme të jetës, Orinda, artistja me sytë blu që prej vitesh e kemi parë të sfilojë si nuse në pasarelë. “Fustani i ëndrrave” është një program i zhanrit reality me kohëzgjatje 40 minuta, që transmetohet një herë në javë në “Vizion Plus”. Në çdo seri Orinda prezanton dy nuse, të cilat vijnë për të zgjedhur fustanin e tyre të nusërise. Specialistë dhe të ftuar VIP janë pjesë e këtij programi duke dhënë mendimin e tyre për fustanin e nusërisë dhe për ta ndihmuar nusen që të qëndrojë brenda buxhetit të përcaktuar prej saj.