Orinda Huta në fund të pritjes së ëmbël, zbulon vetëm një detaj të vogël nga emri i vogëlushes

Pritjes së ëmbël së Orinda Hutës duket se po i vjen fundi dhe shumë shpejt moderatorja do të bëhet nënë për herë të parë. Fotot e postuara së fundmi në Instagram tregojnë se Orinda po e shijon tej mase këtë periudhë dhe, edhe pse lumturohet nga çdo lëvizje e vogëlushes së saj, është e emocionuar për ta njohur atë sa më parë.

E ndërkohë që moderatorja ka qënë mjaft aktive në Instagram gjatë gjithë kësaj kohe duke treguar emocionet dhe përjetimet e saj, ka zbuluar edhe një detaj mjaft interesant. Emri i vogëlushes fillon me shkronjën A, por do të na duhet të presim për të zbuluar emrin e plotë të saj.

Këtë detaj Orinda Huta e ka theksuar edhe në super “baby showerin” që ka organizuar para disa ditësh. “OrindA’s Babyshower” shkruhet në një kënd, për të theksuar kështu edhe një herë se emri i vogëlushes do të fillojë me A. Orinda ka ndarë plot foto në rrjetet sociale, ku duket se ka zgjedhur dominimin e ngjyrës “Pink , me detaje “Gold” dhe me pas Geraldina Sposa ka krijuar për të dhe të voglën e saj një ambient përrallash.