Orinda Huta me barkun e fryrë, e vërteta e shtatzënisë?
Këngëtarja dhe moderatorja e njohur, Orinda Huta ka postuar një foto në Instagram, me të cilën i bëri të gjithë të mendonin se është shtatzënë. Me një fustan me temina ajo duket me barkun e rrumbullakosur, duke marrë urime të shumta për ardhjen e bebit. Por në fakt gjithçka paska qenë efekti i fustanit dhe teminave, pasi Orinda përgënjeshtroi gjithçka.“I kam marrë komentet më shumë si urime, por në fakt është efekti i fustanit. Kur të iki në palestër të martën, do t’ua provoj që ishte thjesht “glitter effect”, ka thënë Orinda për mediat. Në fakt nuk do të ishte çudi ky lajm për Orindën, duke qenë se ajo këtë vit u martua gjatë një ceremonie VIP me producentin dhe moderatorin e njohur, Turjan Hyska.