
Orinda Huta është në ditët e fundit të pritjes së ëmbël, Turi zbulon pikën e dobët që ka qejf të hajë
Pritja e ëmbël ia ka shtuar më shumë oreksin Orindës për të ëmbla dhe këtë na i tregoi vetë Turjani në një foto të parteneres së tij.
“Kemi dobësi për të ëmblat”, ka shkruar ai krah fotos ku Orinda si një karamele me ngjyrat lejla e rozë po shijon një ëmbëlsirë.
Teksa Orinda shijon vaktin e saj duket se Turi shijon ëmbëlsinë e biondes që i ka marrë zemrën prej shumë vitesh. Do i duhet të presë edhe shumë pak për të shijuar gjënë më të ëmbël të jetës së tij, frytin e dashurisë që rritet brenda barkut të Orindës./revistawho.com