Orinda dhe Turjani shumë shpejt prindër për herë të parë
Prej disa kohësh Orinda Huta ka qenë nën syrin skeptik të ndjekësve që janë përpjekur të kuptojnë vetëm një gjë, a është barku i rrumbullakosur si pasojë e ushqimeve apo një fryt dashurie prej një marrëdhënie shumëvjeçare me Turjanin po vjen në jetë?
Miq të çiftit konfirmojnë për ‘Who’ se Orinda dhe Turjani janë në pritje të fëmijës së tyre të parë, megjithatë Huta është ende në fazën kur preferon ta mbajë lajmin për vete, pa e komentuar me të gjithë, të paktën sa të jetë afër lindjes, ose kur shtatzënia të mund të mos fshihet më.
Dyshja kurorëzoi dashurinë në martesë në muajin korrik të vitit 2017 në një ceremoni përrallore e që prej atëherë kanë qenë shpesh në qendër të mediave rozë nëse ishin duke pritur një fëmijë apo jo./revistawho.com