Orinda dhe Turi prindër për herë të parë? Fotoja që ngre dyshimet

Ditë me dëbore gjatë fundjavës shërbyen ndër të tjera që shumë prej personazheve të njohur, të postonin foto dhe video vërtetë të bukura në llogaritë e tyre të rrjeteve sociale, kryesisht të mbushura me dedikime dashurie.

Kështu ka ndodhur edhe me Orinda Hutën, e cila nuk ka munguar në radhën e të famshmëve shqiptarë që postuan me sfondin e bardhë, megjithatë dëbora duket se na ka shpërqëndruar për të parë atë qëndoshta duhet ta kishim vënë re që në fillim në këtë foto.

Moderatorja në postimin e 4 ditëve më parë shfaqet me bashkëshortin, Turjan Hysko në ballkonin e shtëpisë, ndërsa bashkangjitur me foton ajo shkruan: “Shtëpi” dhe “E bekuar”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Orinda Huta (@orindahuta)

Nisur nga fotoja, ku Orinda dhe Turi shfaqen të përqafuar, duke i mbajtur të dy duart tek barku i asaj, lind pyetja, mos moderatorja është në pritje të ëmbël? Këtë e themi jo vetëm për shkak të pozës së fotos, faktit që të dy duken shumë të lumtur dhe të bekuar, por edhe nga komentet e mikeshave të saj në këtë postim.

Xhemi Shehu i ka lënë 3 zemra si koment, nga një për secilin prej tyre.

Edhe marcela Lati ka bërë të njejtën gjë, madje një prej zemrave e ka rozë, që mund të jetë edhe një e dhënë për gjininë e fëmijës, gjithmonë nëse Orinda është vërtetë shtatzënë.

Përgjigja e saj për të dy mikeshat është e njejta po ta vini re, secilës me nga 6 zemra.

Megjithatë për momentin ky mbetet vetëm një aludim, ndërsa jemi në pritje të një konfirmimi ose jo nga ana e Orindës dhe Turit.

/News31